Site icon Telegrafi

Kompania kolumbiane prodhon ndërtesa banimi nga guaska kafeje dhe plastika

Kompania në Kolumbi përdor një nënprodukt të pjekjes së kafesë që kombinohet me plastikën e ricikluar dhe kështu ndërton ndërtesa banimi me çmime të përballueshme.

Është kompania, Woodpecker WPC nga Bogota, e cila përdor një kombinim të guaskës së kafesë dhe plastikës së ricikluar për të prodhuar një material që është mjaft i fortë për të ndërtuar ndërtesa banimi, hambare dhe depo.

Çmimi i një “shtëpie” të bërë nga materiali i përmendur është vetëm 4,500 dollarë. Komponentët nga të cilët bëhen objektet transportohen lehtësisht në vende të largëta. Kompania e përmendur zakonisht i bën objektet vetë, por ka edhe klientë që thjesht porosisin përbërësit dhe pjesën tjetër të punës e bëjnë vetë. Ndërtimi është shumë i thjeshtë dhe zgjat më pak se shtatë ditë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Uragani Iota i kategorisë së pestë goditi ishullin kolumbian të Providencës dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke shkatërruar 1,300 shtëpi, dhe zgjidhja më e mirë e shpejtë ishin shtëpitë e qukapikut. Këto lehtësira strehimi janë një zgjidhje e mirë për zonat rurale dhe komunitetet me pagë të ulët.

Prodhimi i kafesë ndot ujin, dhe pyjet që janë shtëpia e ekosistemeve delikate gjithashtu po shkatërrohen. Prandaj, përdorimi i nënprodukteve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kompania nga Tajvani i përdor ato për të bërë rroba. /Telegrafi/

Exit mobile version