Telegrafi

Kompania e veturave Mercedes Benz ka zgjeruar angazhimin në eSports me Riot Games

(Foto: RiotGames)

Mercedes-Benz po zgjeron angazhimin në eSports me kompaninë e video-lojërave Riot Games deri në vitin 2025.

Marka gjermane e makinave luksoze Mercedes ka qenë një partner global i League of Legends Esports që nga viti 2020, kur u bë një sponsor prezantues i ceremonive të trofeve dhe partneri zyrtar ekskluziv i automobilave.

Pika kryesore e partneritetit mes Riot Games dhe Mercedes arrin kulmin në ngjarjen e ‘Botërorit’, kampionati zyrtar botëror i eSports në video-lojën League of Legends.

Në vitin 2021, skuadrat e Mercedez Benz dhe Riot Games u bashkuan për të projektuar një unazë kampionati për ekipin fitues të botërorit.

Një unazë e tillë pritet të projektohet edhe këtë vit për fituesin e botërorit në League of Legends, Mercedes-Benz po punon së bashku me kompaninë e diamanteve Aether Diamonds me bazë në SHBA për zhvillimin e unazës.

Një nga pikat kryesore të planifikuara të Kampionatit Botëror do të jetë Ceremonia e Trofeut, e cila po prezantohet nga Mercedes-EQ dhe do të përfshijë dorëzimin e Unazës së Kampionatit tek ekipi fitues.

Botërori i League of Legends do të fillojë më 29 shtator, në Mexico City, pastaj do të vazhdojë në Nju Jork me grupet- skuadrat që luajnë për t’u kualifikuar në ngjarje, për të vazhduar me çerekfinalet, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen në Atlanta.

Finalja e botërorit do të zhvillohet më 5 nëntor, në San Francisko, ku në finale do të shfaqet Ceremonia e Trofeut, e prezantuar nga Mercedes-EQ.

/Telegrafi/