Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet më datën 28.01.2025.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për periudhën Janar – Dhjetor 2024.
4.Raporti financiar i shpenzimeve Janar – Dhjetor 2024.
5.Shqyrtimi i kërkesave.
6.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për periudhën Janar – Dhjetor 2024
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti financiar i shpenzimeve Janar – Dhjetor 2024
3.I rekomandohet DSHPE-së Rekomandimi i Komitetit për Komunitete që të gjenden mjete për rregullimin e ujit të pijes dhe kanalizimin te banesat sociale në fshatin Plemetin, pastaj të vazhdohet me projektin tjetër.
4.I rekomandohet DSHPE-së, kërkesa nga Mehmetali Hasani lidhur me transportin e rregullt të udhëtarëve në Komunën tonë në të gjitha linjat si “Kastrioti” SH.P.K, “Durimi” Turs, “YIberi” Turs, “Anesi” Turs dhe “Besart Tërnava” që të bëjnë subvencionimin e linjave për kilometër, të njëjtin model sikur që e ka bërë Komuna e Prishtinës.
5.I rekomandohet DPUKP-së, kërkesa nga Bajram Krasniqi për rregullimin/zhvendosjen e rrugës në Plemetin, për ndërrimin e parcelës nr. 352-4 me pronar Bajram Krasniqi me një pjesë të parcelës me sipërfaqe prej 782-0 m² me sipërfaqe prej 2602 m² pronë e Komunës së Obiliqit./Telegrafi/