Telegrafi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së cakton datën e finales së Kupës së Kosovës dhe ndeshjeve të barazhit

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Dritës do të luhet më 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu ka marrë vendim Komisioni Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.

“KE caktoi edhe datën e zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, e cila do të mbahet më 26 maj, ndërsa para saj do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Llapi dhe Drita do të përballen në finalen e madhe të Kupës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e barazhit për Superligë luhet më 28 maj, ndërsa për Ligë të Parë më 21 maj. /Telegrafi/