Site icon Telegrafi

”Komitët”: Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur

Një tjetër shfaqje anti-shqiptare u luajt sot (e diel) në stadiumin “Filipi II” të Shkupit.

Në takimin mes Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e ekipit vendas nuk i pushuan thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Përkundër paralajmërimeve të gjyqtarit, mbështetësit e skuadrës kryeqytetase vazhduan t’i përsërisnin koret raciste, ndërsa arbitri nuk e ndërpreu lojën.

Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi drejtuesit e Shkëndijës u sulmuan në tribunë nga huliganët maqedonas në duelin mes këtyre ekipeve.

Vlen të theksohet se Vardari fitoi 1-0 me një gol të dyshimtë të Jasir Asanit që në minutën e nëntë, duke u shkëputur pesë nga Shkëndija në luftën për titull. /Telegrafi/

Exit mobile version