Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka arritur në fazën përfundimtare të përgatitjeve teknike për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.
Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat tjera për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij fushata zgjedhore në regjionin e Ferizajt po ecën pa incidente dhe pa telashe.
“Kemi gjithsejtë 119 mijë e 97 votues në Komunën e Ferizajt me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Te numri i votuesve kemi në listë të regjistruar edhe nga diaspora. Aktualisht jemi në fazen finale të përgatitjeve dhe gjithçka po ecën sipas agjendave të parashikuara. Kemi edhe shumë aktivitete në zhvillim, por jemi të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve. Nesër fillojmë edhe me trajnimin e këshillave të votimit (komisionerëve)”, ka thënë Rexha./Telegrafi/