Telegrafi

Komisioni Evropian merret vesh me Google?

BE-ja ka qenë duke e hetuar kompaninë Google, që nga viti 2010, kur kompanitë evropiane të kërkimit ishin ankuar që Google po varroste rezultatet e kërkimit për produktet që konkurronin me ato të gjigantit amerikan të kërkimit, mirëpo pa zbuluar paragjykimet e pretenduara.

Kushtet e mirëkuptimit mes organit rregullator dhe kompanisë Google mbeten të panjohura, por komisioneri i BE-së për konkurrencë, Joaquín Almunia, kishte kërkuar nga Google që të bëjë lëshime "në katër pika", apo të përballet procesin gjyqësor ose gjobat.

"Kompanitë mund të gjobiten deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore për shkeljen rregullave të BE-së. Në rastin e Google-it, shuma e gjobës mund të arrijë në 4 miliardë dollarë, bazuar në rezultatet e saj financiare për vitin 2011", raportoi Reuters.

Ndërsa bisedimet do të vazhdojnë "në një nivel më teknik" për të arritur një zgjidhje, Neë York Times citoi Antoine Colombani, një zëdhënës të Komisionit Evropian, i cili kishte thënë, "komisioni konsideron se propozimet e Google janë një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme dhe tani kemi arritur një nivel të mirë të mirëkuptimit." / Telegrafi /