Telegrafi

Komisioni Evropian heton Google

Ani pse hetimi zyrtar pas padive të konkurrencës se Google manipulon me rezultatet e kërkimeve në internet ka filluar qysh në nëntor, pyetësori prej njëqind pyetjesh që lidhen me sistemet e Google për kërkim është nisur nga ana e Komisionit Evropian “pak para Krishtlindjeve”, ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Amelia Torres për gazetën franceze Le Figaro.

Kështu Google është cak i fushatës kundër trustit të cilën e ka nxitur gjoja numri i madh i ankesave të konkurrentëve anonim, agjencive për reklamim dhe shërbime kërkimi të cilat pohojnë se kompania shfrytëzon pozitën e saj udhëheqëse në fushën e kërkimeve në internet për të manipuluar me radhitjen e rezultateve të kërkimit.

Sipas burimit të njëjtë, përgjigjet në pyetësorin e dërguar do të duhej të ktheheshin deri më datën 11 të muajit të ardhshëm, e do të duhej të përgjigjeshin në pyetjen kryesore të hetimit – a ka manipuluar Google me rezultatet e kërkimit për të fituar reklama të reja. /Telegrafi/