Telegrafi

Komisioni Disiplinor ua vazhdon pezullimin akterëve të video-skandalit dhe atyre të ndeshjes së dyshimtë Besa-Trepça

Komisioni Disiplinor ka bërë të ditur vendimet e fundit.

Tre futbollistët për ndeshjen e dyshimtë për kurdisje Besa-Trepça kanë mbetur në procedurë, ashtu si edhe akterët e video-skandalit.

Ndeshja Trepça-Besa është duke u hetuar për trukim, ndërsa sa u përket tre akterëve të video-skandalit, ata janë parë në një kafene duke biseduar për ndeshjet e trukuara.

Në procedure disiplinore të pezullimit  nga mbledhja e kaluar  mbetën deri në një vendim viijues;

1.Arben Beqiri – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja

2.Fatmir  Rexha – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “ nga  Peja

3.Vildan  Gutiq  – lojtar I klubit të futbollit “ Besa “  nga Peja

4.Bajram  Gashi – gjyqtar  futbolli

5.Edmond  Zeqiri  – gjyqtar  futbolli – asistent

6.Ismet  Munishi – kryetarjner i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani

7.Ali Ajeti – vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje të futbollit”.