Site icon Telegrafi

Komisioni Disiplinor në Serie A merr vendim për suspendimin e disa lojtarëve dhe trajnerëve

Komisioni Disiplinor në Serie A ka marrë vendim që të suspendoj për një ndeshje trajnerin e Atalanta, Gian Piero Gasperini dhe trajneri i Benevento, Filippo Inzaghi.

Përpos kësaj, Gasperini u dënua edhe me 15 mijë euro, derisa edhe 11 lojtarë të tjerë janë suspenduar për raundin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Benevento Kamil Glik është pezulluar për një ndeshje, ndërsa Bologna duhet të përballet pa Aaron Hickey në ndeshjen e ardhshme.

Udinese do të jetë pa Roberto Pereyra dhe Marvin Zeegelaar për ndeshjen kundër Fiorentina.

Danilo do të humbasë ndeshjen e ardhshme për Juventusin kundër Hellas Verona, ndërsa Lazio duhet të përballet pa Gonzalo Escalante.

Interi është pa Achraf Hakimin kur luan me Genoan, gjersa Atalanta duhet të përballet pa Berat Gjimsiti kundër Sampdoria.

Adrien Silva do të mungojë për Blucerchiati, ndërsa dyshja e Parma Gaston Brugman dhe Mattia Bani do të shërbejnë një mungesë me një ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version