Site icon Telegrafi

Komisioni disiplinor i FFK-së dënon Lirinë dhe Dritën

Liria dhe Drita janë dënuar prej komisionit disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

E gjithë kjo pas ndërprerjes së ndeshjes në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, ku tifozët e skuadrës mysafire të ‘Intelektualëve’ kanë hyrë në fushë dhe kanë bërë për spital dy policë dhe kanë sulmuar një prej gjyqtarëve të ndeshjes.

Gjilanasit dhe prizrenasit do të luajnë pa shikues vetëm në një ndeshje, e cila do të thotë se Liria nuk do ta ketë ndihmën gjatë së dielës kundër Trepçës, përkatësisht Drita pa shikues ndaj Hajvalisë, transmeton Telegrafi.

Vendimet e komisionet disiplinor të FFK-së:

Drita me 1 ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovë (për shkak të shkaktimit të trazirave, demolimit të rrethojave, hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit- ndikim në rrjedhën dhe zhvillimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 90 dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës).

Liria me 1 ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës). /Telegrafi/

Exit mobile version