Telegrafi

Komentatori i sportit përlotet përderisa përshëndetet për së fundi herë me shikuesit (Video)

Komentatori i sportit në Televizionin shtetëror RTVM1, Zlatko Kalinski dje ka pasur ditën e fundit të punës. Ai me një fjalim përshëndetës, i mbizotëruar nga emocionet, ka përshëndetur të gjithë shikuesit që e kanë ndjekur për 42 vite gjatë punës si gazetar i sportit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Komentimi i ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, në kuadër të gjysëm finales së Ligës së Kampionëve, ka qenë puna e fundit e gazetarit Kalinski.

”Këto janë momentet e fundit e një rruge të gjatë, profesionale. Ishte nder për mua, të nderuar shiques, që të punojë dhe zhvillohem. Kjo shtëpi mi hapi dyert deri tek magjia e futbollit. Unë u mundova që në mënyrën time, t’ia kthej të mirën kësaj shtëpie. Gjithë këto vite, ju më keni udhëhequr të nderuar teleshikues. Faleminderit për gjithçka. Lamtumirë.”

Kalinski gjithashtu është njohur për zërin dhe analizën për ngjarjet sportive në vend dhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/