Ai që i shpëtoi aksidentit tragjik ajror të klubit Chapecoense ka ndërruar jetë duke luajtur futboll.
Është një tjetër ditë pikëllimi për futbollin brazilian.
Tashmë është konfirmuar se i shpëtuari i tragjedisë ajrore, Rafael Henzel ka vdekur duke luajtur futboll, ndërkaq ai ishte komentator i futbollit prezent në aeroplanin e ekipit që udhëtonte drejt Medelinit të Kolumbisë.
Sipas UOL Esporte, Henzel vdiq pasi pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshje futbolli. Henzel ishte vetëm 45 vjeç.
UOL Esporte shkruan se Henzel ishte caktuar që të komentojë ndeshjen e Kupës së Brazilit këtë javë mes Chapecoenses dhe Criciumas. Kjo ndeshje tani mund të shtyhet në shenjë respekti.
Rafael Henzel ishte një prej shtatë njerëzve që shpëtoi në tragjedinë e vitit 2016.
71 të tjerë vdiqën në këtë aksident ajror, ku prezent ishin lojtarë të ekipit, stafi teknik dhe gazetarë.
Tashmë për Henzel kanë ardhur edhe ngushëllimet e para nga komuniteti i futbollit latin dhe ai evropian. /Telegrafi/
A Associação Chapecoense de Futebol vem a público a fim de manifestar o profundo pesar e toda a consternação pela notícia do falecimento do jornalista Rafael Henzel, ocorrido na noite desta terça-feira. pic.twitter.com/sbtBSM5NQv
— Chapecoense (@ChapecoenseReal) March 27, 2019
Athletic Club offers its sincere condolences for the sudden death of the journalist Rafael Henzel, who recently participated in Thinking Football as a survivor of the plane crash of #Chapecoense and protagonist of the film Nossa Chape, which has won the contest pic.twitter.com/9K24DmVKkN
— Athletic Club (@Athletic_en) March 27, 2019
he survived a plane crash that killed a football team, wrote a book called "Live as if you were leaving" is a year later, that is, today, died of heart attack playing football, what an irony. His name is Rafael Henzel and someone needs to write this script! #RafaelHenzel pic.twitter.com/m14GsUvLf1
— Joice Bruhn 🐦 (@Joicebruhn) March 27, 2019