Site icon Telegrafi

Komentatori arab nuk mund të përmbahej kur Arabia Saudite shënoi golin e fitores ndaj Argjentinës

Arabia Saudite bëri befasinë më të madhe deri më tani në Kampionatin Botëror duke mundur 2-1 Argjentinën në kuadër të Grupit C.

Shumë menduan se argjentinasit do të nxirrte së paku një barazim nga ky duel, por arabët ia dolën që t’i marrin tri pikët me një përmbysje të rezultatit.

Saleh Alshehri barazoi me 48 minuta lojë të zhvilluara – derisa Salem Aldaasari shënoi një super gol për t’i dhënë skuadrës së Herve Renard një epërsi shokuese 2-1 në Doha.

Siç mund ta imagjinoni, shumë tifozë brenda stadiumit Lusail u befasuan pasi topi u fut në pjesën e pasme të rrjetës. Dhe kështu bëri edhe komntatori arab, që nuk mund të përmbahej nga gëzimi, kur skuadra e tyre shënoi golin e epërsisë.

Arabia Saudite punoi aq shumë për të mbrojtur epërsinë e saj gjatë pjesës së dytë dhe në një farë mënyre, ata ia dolën të ndalonin talentin sulmues të Lionel Messit dhe të tjerëve – të cilëve iu anuluan dy gola në 45 minutat hapëse – pas një loje pulsuese të futbollit të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version