Filmat e tillë si “Bridget Jones’ Diary” dhe “Notting Hill” do t’u nxisin që edhe në jetën reale të kërkoni situata të tilla ideale. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat të cilët shikojnë komeditë romantike besojnë në dashurinë e fatit shumë më tepër në krahasim me ata të cilët ndjekin zhanret tjera.
“Nuk dëshirojmë t’ua vrasim gëzimin njerëzve dhe nuk u rekomandojmë të mos shikojnë filma të tillë, por dëshirojmë t’i paralajmërojmë që t’i shikojnë këto filma në mënyrë pak më kritike dhe ta analizojnë mesazhin të cilin e përcjellin ata”, pohojnë ekspertët.