Kroacia ka gjetur kohë për shëtitje në Shkodër, para ndeshjes me Kosovën.
Nën përkujdesje të policisë, futbollistët mysafirë kanë parë qytetin ku do të zhvillohet dueli i sotëm.
Ata janë duke u pritur mirë edhe nga tifozët e Kosovës.
Kroatët njihen si popull mik i shqiptarëve dhe mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.