Polonia e drejtuar nga ylli më i madh i saj, Robert Lewandowski udhëtoi sot për në Kupën e Botës në Katar e shoqëruar nga aeroplanët luftarak F16.
Ata u dërguan në Kupën e Botës disa ditë pas një incidenti të madh ndërkombëtar dhe vdekjes së bashkatdhetarëve të tyre si pasojë e aksionit të supozuar që erdhi nga ushtria ukrainase, pra një rakete e lëshuar që ka kaluar në territorin e Polonisë.
“Ne u përcollëm në kufirin jugor të Polonisë me aeroplanët F16! Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve!”, njoftoi Federata e Futbollit të Polonisë.
Do południowej granicy Polski eskortowały nas samoloty F16! ✈️ Dziękujemy i pozdrawiamy panów pilotów! 🇵🇱 pic.twitter.com/7WLuM1QrhZ
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022
Në video shihen dy avionë luftarakë pranë avionit në të cilin ndodheshin futbollistët.
Kujtojmë se Polonia u kualifikua në Kupën e Botës përmes një play-off në të cilin kaloi automatikisht në gjysmëfinale pasi Rusia u përjashtua për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
✈️ #KierunekKatar 🇵🇱 pic.twitter.com/1dFSxFt5ka
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022
Më pas ata mundën Suedinë në ndeshjen kualifikuese, ndaj do të luajnë kundër Argjentinës, Arabisë Saudite dhe Meksikës në Katar. /Telegrafi/
Gdy jesteś pilotem, ale również kibicem reprezentacji Polski! 😍🇵🇱#KierunekKatar pic.twitter.com/IZKpVyjBBD
— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 17, 2022