Telegrafi

Kombëtaret me më së shumti gola në kualifikime

Polonia është kombëtarja me më së shumti gola të shënuar gjatë kualifikimeve për Euro 2016.

Nuk është Gjermania, as Anglia dhe as Spanja, kombëtarja me më së shumti gola të shënuara gjatë kualifikimeve për Euro 2016, por është Polonia.

Kombëtarja polake ka tundur plot 33 herë rrjetën e kundërshtarëve të saj gjatë kualifikimeve.

Pas Polonisë, vjen kombëtarja angleze, që ka shënuar gjithsej 31 herë, ndërsa pas tyre radhiten Belgjika, Gjermania, Zvicra me nga 24 gola dhe Spanja me 23.

Për golat e Polonisë më së shumti kontribuoj sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski me 13 gola. /Telegrafi/