Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut po kërkon prova nga Emiratet e Bashkuara Arabe që Princesha Latifa është e gjallë.
Në videot e regjistruara fshehurazi të ndara me BBC, Princesha Latifa Al Maktoum akuzoi babanë e saj se po e mbante peng në Dubai, që kur u përpoq të arratisej në vitin 2018.
Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE).
OKB-ja ka kontaktuar David Haigh nga fushata “Free Latifa”, duke kërkuar qasje në pamjet.
Në video, Princesha Latifa thotë se ka frikë për jetën e saj.
Pamjet, të lëshuara nga miqtë e saj dhe të transmetuara në fillim të kësaj jave, nxitën thirrjet globale për një hetim nga Kombet e Bashkuara.
“Ne kemi pyetur në lidhje me situatën e saj aktuale dhe kemi kërkuar që qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe të përgjigjet sikurse për një çështje parimore”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, u shpreh ajo.
Videot u regjistruan për disa muaj nga një telefon që iu dha fshehtas asaj rreth një vit pas kapjes së saj dhe kthimit në Dubai.
Ajo i regjistroi ato në një banjë pasi ishte dera e vetme që mund të mbyllej. /Telegrafi/