Nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Kolumbi, kanë humbur jetën tre persona, ku ka mbijetuar një fëmijë njëvjeçar të cilin e ëma e kishte mbajtur në gjoks, duke tentuar ta mbrojë me trupin e saj.
Prindërit e tij kanë humbur jetën, mjeku Fabio Grandas Ramirez dhe avokatja Majerli Diaz Rohas, si dhe kujdestarja e fëmijës Muris Masa, transmeton Telegrafi.
Çifti bashkëshortor humbën jetën disa orë pasi u larguan nga Santa Marta dhe ishin nisur me aeroplan për në Gajmaral. Megjithatë, djali i tyre Martin mrekullisht i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, ku ekipet e shpëtimit e kanë gjetur nën rrënoja.
Në vend të ngjarjes e kanë gjetur edhe të ëmën e tij që ende i kishte duart e vendosura rreth trupit të tij, duke tentuar në këtë mënyrë ta mbrojë nga rrëzimi i fluturakes.
Djaloshi i vogël raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse autoritetet po hetojnë shkakun që mund të ketë quar në rrëzimin e aeroplanit.
Tragedia y milagro en Ubaté tras caída de avión: un bebé sobrevivió
Tres adultos murieron en el accidente de la aeronave."El menor se encuentra estable". dice el director del CRUE de Cundinamarca – https://t.co/yfc5gaziIn pic.twitter.com/X9DNCqfPG9
— Noticias Caracol (@NoticiasCaracol) October 14, 2020
E përveç djalit që i ka mbijetuar rrëzimit, ka shpëtuar edhe vajza e dyshes, që nuk e kishin marrë me vete në këtë udhëtim që ishte fatal për ta. /Telegrafi/