Kombëtarja e Kolumbisë ka bërë publike listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë në Rusia 2018.
Përzgjedhësi kolumbian, Jose Pekerman ka publikuar emrat e 23 lojtarëve të ftuar për Botërorin Rusia 2018.
Emrat më të mëdhenj të futbollistëve janë ftuar prej trajnerit 68-vjeçar për në kampionatin botëror.
Yery Mina, Juan Cuadrado, James Rodriguez dhe Radamel Falcao janë ndër yjet kryesore të ftuar për kampionatin prestigjioz për kombëtaret.
Kolumbia është në grup me kombëtaren polake, japoneze si dhe senegaleze.
Theksojmë se kampionati do të startojë më 15 qershor dhe do të zgjatë deri më 14 korrik. /Telegrafi/