Kombëtarja e Kolumbisë ka fituar ndeshjen ndaj Perusë, për t’i prekur gjysmëfinalet e Kupa e Amerikës.
Ndeshja me Perunë në çerekfinale nuk ishte fare e lehtë për djelmoshat e trajnerit Jose Pekerman.
Kjo për faktin se loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë 0:0, duke bërë që loja të shkoj në penallti.
Në penallti më të saktë u treguan futbollistët e Kolumbisë, që nga katër penallti shënuan po aq, ndërsa futbollistët e Perusë vetëm dy.
Në gjysmëfinale, Kolumbia e pret fituesin nga takimi në mes të Meksikës dhe Kilit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Tb9urrZYa8c