Telegrafi

Kolumbia e mposht Amerikën (Video)

Kolumbia ka arritur të mposhtë SHBA-të në kuadër të Copa Americas.

Edicioni i 100-të i kompeticionit latino amerikan po zhvillohet në SHBA.

Dhe aty Kolumbia ka shënuar fitore para publikut amerikan me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Cristian Zapata (8′) dhe James Rodriguez (42′).

Me këtë fitore Kolumbia zë vendin e parë në Grupin A me tri pikë. Në këtë grup janë edhe Kosta Rika dhe Paraguai. /Telegrafi/