Banorët e kryeqytetit po vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në komunikacion.
Mëngjesin e sotëm, kolona janë krijuar në pjesën e njohur si te ”xhamia e Llapit”.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi, derisa kanë treguar se me kolona të tilla përballen në vazhdimësi.
Problemi në komunikacion vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore e banorëve në Prishtinë./Telegrafi/