Telegrafi

Kololli thotë se nuk e pa gropën, trajneri bën shaka: Duhet ta falënderojmë Benjaminin, do të na sjellë shumë klikime në YouTube

Benjamin Kololli është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në internet.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol nga pika e bardhë për Zurichun, duke i siguruar tri pikët e para në Ligën e Evropës.

Por gjatë festimit të golit, Kololli ra në një gropë të stadiumit ku ishte afër tifozëve.

Ai me të mbërritur në Zvicër ka shpjeguar edhe arsyejen pse ra atë, duke thënë se paraprakisht nuk e kishte parë.

Hekuran Kryeziu duke qeshur me bashkëkombasin e tij Benjamin Kolollin pas rrëzimit

“Vetëm pasi kisha kërcyer e pashë gropën, ishte ndoshta tri metra e thellë”, deklaroi Kololli.

“Lojtarët tjerë u desh të më ndihmonin për të dalë nga gropa, por fatmirësisht gjithçka është në rregull”, ka deklaruar mesfushori nga Kosova.

E me rrëzimin e Kolollit nuk mundej të ndalej duke qeshur edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Hekuran Kryeziu.

Ndërkohë për këtë gjë është shprehur edhe trajneri i skuadrës, Ludovic Magnin.

“Nuk e kam parë në momentin që ra pasi isha duke u marrë me disa gjëra tjera në atë moment”.

“Por ne duhet ta falënderojmë Benjamimin. Kërcimi i tij me siguri do të na sjellë mbi katër milionë klikime në YouTube”, ka thënë trajneri zviceran duke qeshur. /Telegrafi/