Telegrafi

Kololli shënon dy gola në udhëtimin e Zurichit te Thuni

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar sot (e diel) dy gola në Superligën e Zvicrës.

Zurichi ka barazuar 2-2 në udhëtim te Thuni në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionati zviceran.

Në këtë ndeshje gjurmë ka lënë lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Kololli, i cili shënoi dy gola për Zurichin.

Lexo po ashtu Kololli i siguron fitoren Zurichut, por pasi u rrëzua duke festuar bëhet hit në rrjetet sociale

Kololli ka shënuar golin e parë në minutën e 29-të për 0-1, ndërsa në minutën e 57-të shënoi për 0-2.

Këto dy gola ishin të parat në këtë sezon për Kolollin në Superligën e Zvicrës, teksa ka edhe dy asistime.

Lexo po ashtu Kololli në formacionin e javës në Zvicër

Megjithatë, forma e yllit të Kosovës është e lartë në këtë fillim sezoni pasi ka shënuar edhe në Ligën e Evropës dhe ka qenë disa herë pjesë e formacionit të javës.

Me këtë barazim, Zurichi renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, ndërsa Thuni zë vendin e katërt me 15 pikë. /Telegrafi/