Site icon Telegrafi

Kololli i pandalshëm, gol dhe asistim në Zvicër (Video)

Benjamin Kololli ka vazhduar me formën fantastike në futbollin zviceran.

Pasi javën e kaluar shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Baselit, këtë javë ka qenë në radhë Kupa e Zvicrës.

Laussane ishte mysafir tek skuadra e ligës së tretë YF Juventus Zurich që e mposhti me rezultat 1-3.

Pasi vendasit kishin kaluar të parët në epërsi gjithçka u përmbys nga skuadra elitare zvicerane.

Kololli fillimisht asistoi tek goli i dytë i skuadrës së tij në minutën e 67 nga gjuajtja e lirë, ku shënoi Rochat me kokë.

Ndërkohë super ylli kosovar shënoi golin e parë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Ky ishte goli i tretë këtë edicion për Kolollin pasi ka shënuar dy edhe në kampionat. /Telegrafi/

Exit mobile version