Telegrafi

Kololli nuk ndalet, tjetër gol nga mbrojtësi i Kosovës (Video)

Benjamin Kololli ka shënuar një tjetër gol në Superligën e Zvicrës, i shtati këtë sezon.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi gol në fitoren 2-4 të Lausannen ndaj Thunit.

Kololli shënoi golin e dytë në takim dhe ishte mjaft i bukur, pasi kaloi disa lojtarë kundërshtar.

Ylli nga Kosova ka edhe dy asistime këtë sezon, ndërsa skuadra e tij renditet në vendin e shtatë me 27 pikë.

Pesë pikë nga Vaduzi që është i fundit. /Telegrafi/