Site icon Telegrafi

Kololli me dygolësh i jep fitoren Laussanes ndaj Luganos (Video)

Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për përfaqësuesen e Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar dy gola në fitoren që skuadra e tij Laussane arriti si mysafir ndaj Luganos me rezultatin 1-2.

Të dy golat u shënuan nga 25-vjeçari në minutën e 24-t dhe 35-të duke përmbysur epërsinë e vendasve në minutën e 3-të.

Me fitoren e sotme skuadra e Lausannes u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 22 pikëve.

Te kjo skuadër aktivizohen edhe dy futbollistë e tjerë shqiptarë, Mersim Asllani dhe Andi Zeneli të cilët u aktivizuan në fundin e pjesës së dytë. /Panorama/

https://www.youtube.com/watch?v=BNWSvdhUp8w

Exit mobile version