Site icon Telegrafi

Kolo Toure ka shtuar peshë, Mourinho tallet me të para ndeshjes ndaj Leicesterit

Një nga momentet më të mira në botën e futbollit në vikendin e fundit, ishte shakaja e Jose Mourinhos me Kolo Touren para ndeshjes Tottenham-Leicester City.

Portugezi i cili duket se ka raporte të mira me ish-yllin e shumë klubeve të mëdha, u tallë me peshën e këtij të fundit. E gjitha kjo menjëherë është shndërruar në hit në rrjetet sociale si diçka qesharake.

Aktualisht Toure është pjesë e stafit të trajnerëve të Brendan Rodgers te ‘Dhelprat’. 39-vjeçari përveç karrierës së bujshme, njihet edhe për karizmin e tij.

Lexo po ashtu Momenti kur Mourinhos i përfundon durimi dhe largohet nga konferenca virtuale për media për shkak të problemeve teknike

Ndeshja përfundoi 3-0 në të mirë të Spurs, ku golat për ekipin e Special One u shënuan dy nga Harry Kane dhe një autogol nga James Justin.

Edhe pas kësaj humbje Leicesteri vazhdon në vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse Tottenhami në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version