Site icon Telegrafi

Kolo Muani shënon golin e dytë të Francës, shanset e Marokut zbehen

Franca po shkon me hapa të sigurt drejt finales së Kupës së Botës, pasi janë në epërsi ndaj Marokut me rezultat 2-0.

Pas pjesës së parë, rezultati ishte 1-0 për Francën, ku mbrojtësi i majtë Theo Hernandez i dha avantazhin në minutën e pestë.

Maroku u lëshua për të barazuar në pjesën e parë, por nuk ia arriti.

Edhe në pjesën e dytë marokenët kishin më shumë nga loja, por rastet munguan.

Kur pritej që Maroku të barazonte, në skenë doli Randal Kolo Muani, që ishte futur në lojë në ato çaste, duke gjetur rrjetën për 2-0.

Franca me këtë gol ka bërë një hap të madh drejt finales. /Telegrafi/

Exit mobile version