Telegrafi

Kollolli shënon sërish për Zurichun, forma e tij po shkon në rritje

Anësori i Kosovës, Benjamin Kololli, ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen e sotme që Zurich po e luan ndaj St. Gallenit.

Në minutën e 16-të, anësori i FC Zurichut, Kololli shënoi gol nga afërisa dhe e barazoi rezultatin në 1-1.

Në këtë përballje, për FC Zurich kanë startuar edhe Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni, kurse Mirlind Kryeziu është në stol.

 

Lojtarët e Zurich janë kthyer të luajnë pas një periudhe disaditore në izolim, pasi Mirlind Kryeziu  me disa lojtarë të tjerë rezultuan pozitiv.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 34-t në Superligën zvicerane, ndërsa pjesa e parë është mbyllur baras 1-1. /Telegrafi/