Site icon Telegrafi

Kolesteroli dhe kanceri

Të dhënat e grumbulluara nga më shumë se 6.100 pacientë me diabet tip 2, kanë treguar se përqendrimi i LDL-kolesterolit (kolesterolit “të keq”) nën 2.8 mmol/L është e lidhur me rrezikun për zhvillimin e karcinomës së organeve të sistemit tretës, organeve seksuale, organeve të traktit urinar dhe indit limfatik.

Përqendrimi i LDL-kolesterolit mbi 3.8 mmol/L rrit rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri i zgavrës së gojës, organeve të sistemit tretës, eshtrave, lëkurës, indit lidhor dhe gjirit.

Të bazuar nga këto të dhëna, hulumtuesit mendojnë se niveli i LDL-kolesterolit në gjak mund të shfrytëzohet si marker rreziku për zhvillimin e kancerit.

Exit mobile version