Telegrafi

Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP)

Dr.Mr.Sci. Sabri Tmava
Kirurg Endoskopist
Spitali Amerikan
tel. 038 221 661 / 045 500 910
www.spitaliamerikan.com

Çfarë është ERCP?
ERCP është procedurë standarde në Kirurgjinë Endoskopike në Spitalin Amerikan që filloi në vitin 2012, shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve biliare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominë laparoskopike, paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njëra tjetrën, standarde të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës.

Njësia moderne për ERCP /Spitali Amerikan

Indikacionet për ERCP
­ – Gurët në kanalet biliare
­ – Pankreatitet akute dhe kronike
­ – Tumoret e rrugëve biliare
­ – Ikteret mekanike
­ – Strikturat biliare dhe pankreatike
­ – Fistulat biliare dhe pankreatike
­ – Lezionet jatrogjene të rrugëve biliare etj.

Çfarë ndodhë gjatë ERCP?
Mjeku operator realizon anestezionin e fytit me spray anestetik Xylocain 2% fillimisht. Pastaj procedohet me anestezi të shkurtër intravenoze dhe pacienti pozicionohet në pozitë barkazi, me kokë të kthyer anash djathtas. Protokoli i sedacionit gjatë ERCP në Spitalin Amerikan është:

Dormicum+Fentanyl+ Propofol. Gjithashtu, përdoret edhe Spamex ampula intravenoz për të qetësuar peristaltiken e zorrëve, dhe Indometacin supp. 100 g, para ERCP për prevenim të irritimit të pankreasit gjatë ERCP. Ky lloj anestezioni nuk është anestezi gjenerale, por vetëm relakson dhe të bënë të flesh gjumë, e të mos mbash mend asgjë. Procedura e ERCP realizohet përmes aparateve speciale video­endoskopike dhe Radioskopisë. Duodenoskopët modern janë sot shumë të sofistikuar dhe kryesisht janë më të hollë se një gisht tregues, ata shumë lehtë kalojnë në fyt, si dhe nëpër kanalin tretës. Me aparat kalohet nëpër fyt, gabzherr, lukth dhe arrihet në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Në majën e duodenoskopit është e dizajnuar kamera e cila është e lidhur me video­monitor. Kamera në duodenoskop ka pozitë laterale (lateral view) për dallim nga gastro dhe konoloskopët që kanë vizuelizim të drejtë ( forward view). Me anë të mekanizmit të futjes së ajrit në brendi të organeve të tretjes, realizohet mbushja e tyre me ajër dhe hapja e mureve të tubit digjestiv, në mënyrë që të arrihet të shihet në brendi të kanalit digjestiv. Kjo bënë që pacienti të ndjen fryrje dhe rëndim nga ajri i futur brenda.
Duodenoskopi ka kanalin e punës, përmes të cilit realizohet futja e aksesorëve brenda duodenoskopit, dhe me këtë arrihet të bëhen shumë manipulime:

▪ Injektimi i kontrastit, fillimisht (në përdorim solucionin Omnipaque) në kanalin biliar dhe pankreatik. Filmimet me X­rreze menjëherë pas kontraktimit të këtyre kanaleve tregojnë për gjendjen në këto kanale, patologjitë prezente siç janë p.sh gurët në koledok, strukturat malinje etj. Çdo imazh filmik në Radioskopi ka karakteristika të veçanta në varësi të patologjive prezente. Në bazë të ndryshimeve në imazh radiografik ne mund të konstatojmë saktë për natyrën e sëmundjeve.

▪ Marrje të biopsisë përmes aparatit mundësohet me futjen e forcepsit për biopsi si dhe brushës bioptike.

▪ Nëse në imazh radiografik vërtetohet prezenca e gurëve në koledok dhe rrugë biliare, realizohet fillimisht prerja e ampulës valvulare të ODIT në tërësi, mandej nxjerrja e gurëve përmes papillës së prerë. Nxjerrja e gurëve realizohet me shportë speciale që quhet Dormia, si dhe me anë të ballonit special në formë të kateterit që është i dizajnuar të fryhet me ajër dhe të shfryhet alternativisht. Të dy këta aksesor përdoren në praktikë në shërbimin e ERCP në Spitalin Amerikan.

▪ Në rast se mjeku konstaton gjatë ekzaminimit ngushticë në kanalet e tëmthit ose pankreasit, atëherë duhet të vendoset stenti me qëllim të tejkalimit të ngushticës. Këto ndryshime lajmërohen nga zhvillimi i tumorëve që shkaktojnë bllokimin e kanaleve biliare dhe pankreatike. Stentet biliare dhe pankreatike janë gypa plasti ose metalik. Stenti mbetet dhe nuk e ndjenë pacienti që e ka brenda në kanal biliar ose pankreatik, ai mund të qëndrojë për kohë të pacaktuar.

▪ Në momentin kur procedura e ERCP kryhet, duodenoskopi tërhiqet lehtazi jashtë traktit të tretjes, përmes gojës.

Pamja imazherike në Radioskopinë gjatë ERCP

Si duhet të përgatitet pacienti për ERCP?
Shërbimi i Endoskopisë Kirurgjike në kuadër të Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Amerikan ka protokollin standard për përgatitje për ERCP. Për këtë procedurë nuk ka nevojë për përgatitje speciale, përjashto rastet polimorbide kur duhet asistim i veçantë te rastet me kardiomiopati, sëmundje respiratore, alergji etj.

­- Pacienti përgatitet me analiza laboratorike dhe konsultë me anesteziologun si për çdo intervenim kirurgjik.

­- Nuk duhet lejuar ushqimin për disa orë para ERCP. Së paku dy orë nuk duhet të merret ujë, dhe së paku katër orë ushqim nga goja.

– Këshillohet pacienti për medikamente që duhen të ndalen para ERCP. Pacienti duhet të tregoj për të gjitha medikamentet që merr. Nga pacienti mund të kërkohet të ndërpres përkohësisht medikamentet që ndikojnë në koagulimin e gjakut, medikamentet që japin interaksion me sedativët, që përdoren gjatë ERCP etj.

Medikamentet që mund të ndalohen para dhe gjatë ERCP përfshijnë:
▪ Medikamentet antiinflamatore nonsteroide si psh aspirina, Ibuprofeni, naproxeni
▪ Barnat antikoagulante
▪ Barnat antihipertensive
▪ Barnat për diabet
▪ Antidepresivët
▪ Suplementet dietale

Rreziqet e ERCP Se
▪ pankreatiti
▪ reaksionet alergjike ndaj kontrastit
▪ gjakderdhjet
▪ perforacionet e duodenit dhe rrugëve biliare

Kur ERCP bëhet nga ana e një mjeku me eksperiencë, komplikacionet lajmërohen në më pak se 5%. Në përvojën tonë në Spitalin Amerikan, komplikacionet janë më pak se 3 % dhe asnjëherë nuk kanë qenë kërcënuese për jetën e pacientëve.

Pas ERCP munden të lajmërohen këto simptoma:
▪ dhembje fyti, gjoksi dhe barku
▪ vjellje
▪ feqet e zeza dhe të errëta
▪ ethet

Në rast të shfaqjes së këtyre shenjave, pacienti duhet të lajmërohet tek mjeku ordinues pas ERCP.

Çka duhet të bëjmë pas ERCP?
Nëse ERCP ka kaluar pa asnjë problem teknik, shumica e pacientëve mund të lëshohen në shtëpi brenda 12 orëve. Nuk lejohet ngjarja e makinave, ose të operohet me to, gjithashtu nuk duhet të abuzohet me alkool brenda 24 orëve pas sedacionit në ERCP. Pas lëshimit pas 12 orëve, duhet dikush të shoqërojë pacientin në shtëpi dhe të qëndrojë i shoqëruar për 24 orë derisa të kalojë plotësisht efekti i sedativëve.

Shumica e njerëzve janë në gjendje të kthehen në aktivitet normal brenda 24 orëve. Për shkak të efektit të sedacionit, pacientët nuk mbajnë asgjë në mend çka ndodhë rreth procedurës. Preferohet në rast të ERCP të vështira qëndrimi në spital më shumë se 48 orë, pas ekstrakcionit të gurëve ose stentimit të rrugëve bio­pankreatike.

ERCP apo Kirurgjia klasike e hapur?
­ – ERCP është procedurë endokirurgjike miniinvazive, shumë më precize dhe efektive në krahasim me ndërhyrjet kirurgjike klasike. Hospitalizimi është 12­-24 orë në krahasim me kirurgjinë e hapur që zgjatë me ditë ose javë!

– Kost benefiti është shumë në favor të ERCP dhe në disfavor të kirurgjisë klasike.

– Trauma fizike minimale dhe e tolerueshme për pothuajse të gjithë pacientet në ERCP.

– Procedura realizohet përmes hapësirave natyrale digjestive. Trauma për pacientët është pakrahasimisht më e ultë me ERCP.

– Komplikacionet ERCP i ka më të vogla dhe më të rralla, por edhe më të menaxhueshme se komplikacionet në Kirurgjinë Klasike.

ERCP sot është metodë standarde që kirurgjinë klasike e ka spostuar në rend të dytë dhe të aplikueshme vetëm në ato raste kur dështon ERCP si procedurë e preferuar në raport me kirurgjinë klasike. /Telegrafi/