Site icon Telegrafi

Kokainë nëpër pyje, shkatërrohen tri mega-fabrika në Bolivi – ato mund të prodhonin afro një ton drogë në ditë

Autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se sot i kanë dhënë një goditje të fuqishme prodhuesve të lëndëve narkotike, duke zbuluar dhe shkatërruar tri mega-fabrika që brenda 24 orëve prodhonin 900 kilogramë drogë.

Policia ka gjetur fabrikat e improvizuara të mbuluara me tenda dhe të fshehura nëpër pyje dhe parqet nacionale në lindje të provincës Beni, Kochabamba dhe Santa Crus, ka bërë të ditur ministria boliviane e Punëve të Brendshme, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, Jamie Mamani, zëvendësministër për Mbrojtje Sociale dhe Kontrollimin e Substancave, ka bërë të ditur se lufta kundër drogës po vazhdon dhe se janë sekuestruar 7.4 tonë kokainë gjatë katër muajve të kaluar.

“Jemi duke kryer operacione në tërë territorin e vendit tonë, përgjatë kufijve dhe lufta kundër drogës nuk do të ndalet derisa të shfarosen të gjitha fabrikat e saj”, ka shtuar Mamani. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version