Telegrafi

Kokaina e lë pa botëror Guerreron, Peru mendon për Lapadula

Festa kombëtare në Peru për kualifikimin në Kupën e Botës ka pasur vetëm një të keqe, pasi kapiteni i kombëtares amerikanojugore, Paolo Guerrero, rezultoi pozitiv për doping më 5 tetor.

FIFA e pezulloi përkohësisht, por substanca e përdorur ishte kokaina, ndaj pritej dënim i rëndë.

Sot FIFA ka dhënë vendimin: 1 vit pezullim, deri në nëntor 2017.

Ne këtë mënyrë, Peruja shkon në Botëror pa simbolin e vet.

Por Peru tashmë e ka menduar hapin e radhës, pasi Gianluca Lapadula shihet si pasues i Paolo Guerreros.

Peru do të shkojë në botëror pa shënuesin më të mirë në histori dhe italiani shihet si lojtar i duhur për sulmin.

Trajneri Ricardo Gareca, ka thënë se nuk do t’ia mbyll dyert askujt. /Telegrafi/