Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbështesë financiarisht karateistin, Alvin Karaqi, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare, të mbajtur ditë më parë në Erzurum të Turqisë.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, më mbledhjen e mbajtur më 12 shtator 2017, vendosi që të ndajë 3 mijë Euro, për t’ia mbuluar pjesërisht shpenzimet e operimit të gjurit.
Kujtojmë që kjo mbështetje vlen vetëm për sportistët elitarë. Karaqi llogaritet kandidat për të fituar normën olimpike për në “Tokyo 2020”.
Momentalisht, ai renditet në vendin e nëntë në renditjen botërore të kategorisë deri në 84 kg të karatesë. /Telegrafi/