Tre vëllezër të vegjël në det, që e bartnin fanellën të Zinedine Zidanes me krenari pas sukseseve në Botërorin e vitit 1998 dhe pastaj në Evropianin e dy viteve më vonë. Gjithçka normale, më shumë se normale në shikim të parë.
Të tre fëmijët nuk janë francezë, ata janë të lindur në një qytet të Belgjikës të quajtur La Louviere, më pak se 20 kilometra nga kufiri me Francën.
Pasionin për futbollin e kanë trashëguar nga prindërit e tyre, ndërsa sot ata janë futbollistë profesionistë.
Deri këtu çdo gjë është normale, por do vazhdonte të ishte kështu nëse iu themi se dy më të mëdhenjtë të martën do të luajnë kundër Francës në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror?
Po flasim për Kylian, Thorgan dhe Eden Hazard, posaçërisht për këta dy të fundit që aktualisht janë protagonistë.
Para ndeshjes së madhe të së martës është Eden, ai i cili ka treguar historinë pas kësaj fotografie.
“Me vëllezërit e mi më shumë bënim tifo për Francën sesa për Belgjikën, sepse jemi rritur duke parë ekipin e vitit 98”.
“Në atë kohë nuk gjenim fanella të Belgjikës, kështu që veshëm ato të Francës”, ka thënë Eden duke munduar të justifikojë paksa vetën.
Por, nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra. Eden është 27 vjeçar dhe është një nga lojtarët më të fortë në botë, ndërsa aktualisht është pjesë e Chelseat.
Thorgen është 25 vjeçar është pjesë e skuadrës së madhe gjermane, Borussia Mönchengladbach, ndërsa Kylian (22 vjeçar), aktualisht është pjesë e skuadrës të të rinjve të Chelseat.
Sot, pas rreth 20 vitesh, Belgjika së bashku me dy vëllezërit Eden dhe Thorgen do të tentojë të bëjë atë që Franca e bëri në vitin 1998 në Paris, por se a do t’ia arrijnë mbetet të shihet./Telegrafi/