Site icon Telegrafi

Koha kur Ronaldo i bindi dy yje t’i bashkohen Man Unitedit me një telefonatë të thjeshtë

Cristiano Ronaldo një herë kishte telefonuar dy objektiva të Manchester United për t’i bindur ata që t’i bashkohen klubit dhe ta refuzojnë ofertën e Arsenalit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte urdhëruar nga Sir Alex Ferguson që të siguronte transferimin e dy binjakëve Rafael dhe Fabio da Silva.

Rafael në një intervistë për UTD Podcast, ka zbuluar se ai ka marrë një telefonatë nga Ronaldo si adoleshent dhe influenca e tij kishte ndihmuar që ata të marrin vendimin e tyre.

“Ai më telefonoi, diçka që nuk do ta harrojë asnjëherë. Telefoni im i kishte të gjitha zerot (duke sinjalizuar një thirrje ndërkombëtare) dhe unë po i thosha vetes ‘Kush është ky? Nuk kam marrë asnjëherë një telefonatë të tillë’. Unë iu përgjigja, dhe e njoha atë sepse kisha stërvitur me të më herët”, ka thënë Silva.

“Ai vetëm tha: ‘Ah, (përshëndetje portugeze)!. Unë vrapova drejt autobusit dhe thashë: ‘Është Ronaldo, është Ronaldo! Ai po më telefonon që të bisedojmë”.

Lexo po ashtu Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

“Ai vetëm tha: ‘Po bie shi këtu, është mot me shi në Mançester, siç e dini. Ai tha: ‘Po ju telefonoj që t’ju them juve djema: nënshkruani për Manchester United. Unë e di se ju do ta pëlqeni’”, u shpreh Silva.

“Nuk mund ta besoja këtë. Ishte diçka e mrekullueshme”, përfundoi ai.

Fabio e ndau të njëjtën histori edhe në vitin 2020 dhe shpjegoi se si Ronaldo e ndihmoi atë dhe vëllaun e tij që t’i tejkalojnë barrierat e gjuhës dhe se si i ndihmojë rreth problemeve me besimin duke luajtur tek një prej ekipeve më të mëdha në botë.

Rafael më pas fitoi fanellën e titullarit në pozitën e mbrojtësit të djathtë pas pensionimit të Gary Neville dhe fitoi tre tituj të Ligës Premier.

Ai më pas eventualisht u largua në drejtim të Lyonit në 2015, pasi humbi vendin në formacion nga trajneri Louis Van Gaal.

Fabio në ndërkohë mori vetëm një medalje të Ligës Premier në sezonin 2010/2011 dhe kaloi kohën në huazim tek QPR-ja dhe eventualisht u shit tek Cardiff City në 2014./Telegrafi/

Exit mobile version