Site icon Telegrafi

Koha më e mirë e ditës për t’u stërvitur

Një ndër dilemat më të mëdha të adhuruesve të fitnesit është koha se kur duhet të ushtrojnë.

Ndonëse disa hulumtime sugjerojnë se vrapimi herët në mëngjes në stomak të zbrazët ndihmon në humbjen e shpejtë të peshës dhe i rritë nivelet e energjisë, studimet tjera konstatojnë se ushtrimet fizike në orët e vonshme të ditës, atëherë kur trupi është më i ngrohtë, janë ide më e mirë, transmeton Telegrafi.

Chris Jordan, fiziolog i ushtrimeve fizike i cili ka krijuar një rutinë virale të stërvitjeve, thotë se koha më e mirë për të ushtruar është ajo kur ju ndiheni në disponim për të ushtruar.

Personalisht Jordan stërvitet pasdite, sepse atëherë ndihet më në disponim, nuk është aq i lodhur dhe muskujt nuk i ka të lodhur si në mëngjes.

Por mbani mend se edhe kryerja e ushtrimeve fizike në mëngjes është e shëndetshme, sepse e nxitë trupin të furnizohet me energji nga rezervat e dhjamit në vend se t’i djegë muskujt apo karbohidratet.

Plus, stërvitjet në mëngjes ndikojnë që të merrni më shumë vitaminë D. /Telegrafi/

Exit mobile version