Telegrafi

Koha e funeralit shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe nxit protestat në Japoni

Qeveria japoneze njoftoi të premten se një funeral shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe do të mbahet më 27 shtator, mes protestave në rrugë dhe kritikave në mediat sociale se shteti nuk duhet të financojë ceremonitë për kryeministrin më jetëgjatë të Japonisë, por gjithashtu ka krijuar përçarje.

Abe, i cili ishte kryeministri më jetë gjatë i Japonisë dhe kishte ndikim të madh në Partinë Liberale Demokratike edhe pas largimit nga detyra, u qëllua me armë zjarri dy javë më parë në një tubim fushate në një ngjarje që tronditi thellë Japoninë.

Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Qeveria vendosi që një funeral shtetëror të bëhej më 27 shtator, në arenën e brendshme Nippon Budokan në qendër të Tokios, raporton reuters.

“Ne vendosëm këtë, siç u tha më parë, sepse Abe ishte kryeministri më jetëgjatë, gjatë të cilit ai demonstroi aftësi udhëheqëse të ndryshme nga të tjerët dhe mbante përgjegjësi të madhe në zgjidhjen e një numri problemesh serioze të brendshme dhe ndërkombëtare”, tha kryesekretari i kabinetit Hirokazu. Matsuno në një konferencë për shtyp të premten.

Lexo po ashtu Shinzo Abe, krijues i historisë në Japoni - trashëgimia e kryeministrit më jetëgjatë japonez

Varrimi do të paguhet plotësisht me mjete shtetërore, të cilat me siguri do të merren nga rezerva buxhetore, tha ai.

Varrimi i fundit shtetëror i një ish-kryeministri që u pagua plotësisht me paratë e shtetit ishte në vitin 1967 dhe funeralet më pas u paguan pjesërisht nga shteti dhe pjesërisht nga PLD.

Plani aktual po shkakton probleme ku së fundi qindra njerëz u mblodhën pranë zyrës së kryeministrit në Tokio për të protestuar kundër vendimit.

Lexo po ashtu Vrasësi ka kohë që po e përndiqte Shinzo Aben - motivi i vrasjes qëndron tek problemet e nënës së tij?

Vetëm 49 për qind mbështetën idenë e një funerali shtetëror në një sondazh të fundit të opinionit publik nga transmetuesi publik japonez NHK. /Telegrafi/