Një shembull tipik i kuzhinës së Lombardisë
‘Osso buco’ është pjesë nga kofsha e pasme e viçit, e cila përmban mish shumë të butë dhe në mes ka një kockë të mbushur me palcë
Përbërësit:
• 1 kilogram kofshë viçi,
• 4 karota,
• 1 selino,
• 1 tubë gjethe selinoje,
• 3 thelpinj hudhre,
• 3 kokë qepë,
• 400 gramë domate të konservuara,
• 1,5 decilitër verë e kuqe,
• 2 decilitra supë viçi,
• 100 gramë miell,
• 1 lugë e vogël rozmarinë,
• lëvorja e një limoni
• 100 gramë oriz,
• 1 decilitër vaj mëlmesa të përziera,
• piper i zi
Përgatitja:
1. Karotat dhe selinoja priten në shkopinj, qepët dhe domatet e konservuara priten në katrorë, ndërsa hudhra, gjethet e selinos dhe rozmarina grihen shumë imët. Lëvorja e limonit lahet mirë dhe grihet imët në rende.
2. Mishi i kofshës së viçit pritet në file, i shtohen mëlmesa sipas shijes dhe filetë rrotullohen në miell. Pastaj, filetë fërgohen në vaj të nxehtë, hiqen nga yndyra dhe lihen të qëndrojnë në vend të ngrohtë.
3. Në yndyrën e mishit kaurdisen karotat, selinoja, qepët dhe hudhra, me qëllim që të zbuten. Shtohen domatet e konservuara, vera, supa, rozmarina, gjethet e selinos dhe lëvorja e limonit, të grira imët. Në fund shtohen mishi dhe mëlmesa sipas shijes. Ena mbulohet me kapak dhe vazhdon kaurdisja në temperaturë mesatare edhe 50 minuta.
4. Orizi zihet në ujë me kripë dhe shërbehet si garniturë. /Telegrafi/