Site icon Telegrafi

Koeman i hap derën Rooneyt, kështu do të dukej formacioni i Evertonit me sulmuesin anglez në skuadër (Foto)

Sulmuesi Wayne Rooney nuk ka pranuar të luajë në Kinë, por mund të ndodh që të kthehet te klubi i tij i vjetër Evertoni. 

Sulmuesi 31-vjeçar mund të kthehet në Goodison Park, ndërsa një kalimi të mundshëm te klubi i qytetit të lindjes ia ka hapur derën edhe trajneri Ronald Koeman.

“Për mendimin tim ai (Rooney) mund ta bëj Evertonin më të fortë se që është”.

“Gjithçka mbetet se çfarë dëshiron lojtari të bëjë dhe çfarë Manchester United. Cdo lojtarë që do ta bënte më të fortë Evertonin është i mirëseardhur”, ka thënë trajneri holandez.

Me këto fjalë ai i ka hapur rrugën kthimit të tij në Everton.

Por si do të dukej Evertoni me kthimin e Rooneyt. Më poshtë mund t’i gjeni tri formacione se si do të dukej kjo skuadër me sulmuesin anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version