Telegrafi

Kodra, Ilazit: Ju keni shkatërruar natyrën e komunës (Video)

Kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra ka thënë se kandidati i PDK-së, Besim Ilazi është ai që e ka shkatërruar natyrën e kësaj komune.

“Ti me gurëthyes e ke rrënua gryken e cila paraqet një monument të natyrës, ju e keni lejuar me u shkatërrua”, i është drejtuar Kodra-Ilazit.

Ndërkaq Ilazi e ka arsyetuar këtë duke thënë se leja e gurëthyesve është marrë para 15 viteve. /Telegrafi/