Koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë, përmes një njoftimi për media, kanë njoftuar se, sot, më 9 qershor 2017, në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në ora 15:00, do ta mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit.
Pas një fushate të jashtëzakonshme zgjedhore, të zhvilluar me shumë sukses në të gjitha pjesët e vendit tonë, në këtë njoftim thuhet se përmbyllja e fushatës do të bëhet me këtë tubim madhështor, ku do të marrin pjesë liderët dhe kandidatët për deputetë të këtij koalicioni.
Duket se ky njoftim i koalicionit PDK-AAK-Nisma vjen pas dezinformatave që eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje po i përhapim në rrjete sociale si “Fake news”, përmes disa linçeve që në shikim të parë duken si lajme të portaleve.