Site icon Telegrafi

KN “Kastrioti” në garat për kupën e Kosovës fiton 20 medalje për tre vendet e para

Klubi i notit “Kastrioti” mori pjesë në garën e Kupës së vendit, e cila u mbajt në Pishinën “Zenit”, me ç’rast arriti të grumbulloj gjithsej 20 medalje të tre vendeve të para. Komuna e Ferizajt shkaku i mungesës financiare dhe borxheve të mëdha ndaj kontratave kolektive nuk ka pasur mundësi financiare ta përkrahë këtë klub me subvencione, por është munduar përkrahjen ta bën në forma të ndryshme.

Krytari i Klubit të Notit “Kastriotit”, Ajet Qerkini, ka thënë për telegrafin se kanë marrë pjesë në kupën e Kosovës, garë e obliguar e cila sjell më së shumti pikë ku fitoi 6 tituj 7 nëntituj dhe 2 vende të treta në kategori të ndryshme me të dy gjinitë.

“Vlen të thekojë se kur dihet që lojërat mesdhetare mbahen më 2030 në Kosovë edhe komuna e Ferizajt duhet ta ketë një konsiderat më të madhe për sportin e notit për shkak se sportet e ujit i përbëjnë diku deri në 40 për qind totalin e lojërave Mesdhetare. Ne udhëtojmë për çdo ditë me dy kombi nga Ferizaj-Prishtinë për të zhvilluar stërvitjet në Step Arena në Prishtinë e cila përveç pagesë së pishinës bartë me vete edhe një kosto të madhe të shpenzimeve të udhëtimit”, ka thënë Qerkini.

Sipas tij, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme me potencialin e tyre që së paku me dy garues të jemi pjesë e lojërave mesdhetare në vitin 2030 kur dihet se Shkëmb Reqica mbanë rekordin e Kosovës në dy disipline dhe është tani në moshë 13 vjetare.

Ndërkaq, Bashkim Haxhimusa Udhëheqësi e Sektorit të Sportit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se për shkak të telasheve financiare nuk kanë pasur mundësi ta përkrahin sportin ferizajas.

“Po komuna e Ferizajt këtë vitë nuk ka mundur me i ndihmu klubet sportive me mjete financiare për shkak të mungesës së pa mjaftueshme të mjetetve financiare, por është munduar të i ndihmojmë klubet në forma tjera. Me ato pak mjete që kishte DKRS për vitin 2024 i kishte orjentu kryesisht në sektorin e kulturës. Prite që në vitin 2025 të subvencionohen të gjitha klubet sportive”, ka thënë Haxhimusa. /Telegrafi/

Exit mobile version