Telegrafi

Klubit suedez AIK i bllokohet faqja e internetit nga kërkesat e mëdha për fanellat e reja nga Nike (Foto)

Tifozët që duan fanellat me dizajnë të bukur, por të thjesht, tashmë kanë gjetur fanellën ideale.

Bëhet fjalë për klubin nga Suedia, AIK, të cilët tashëm janë bërë temë e meidave botërore për bukurinë e fanellave të tyre.

Kjo pasi faqja e tyre në internet është bllokuar nga kërkesat e mëdha pasi ata publikuan shitjen e fanellave të reja ngjyrë të zezë.

Fanellat janë ridizajnuar nga Nike, por me kërkesë të klubit holandez për titullin e parë dhe të vetëm të vitit 1901. Kjo arritje erdhi 10 vite pas krijimit të klubit në vitin 1891.

Çdo gjë është në ngjyrë të zezë, që nga shenja e sponsorit e deri te llogo. Numrat janë me ngjyrë të bardhë, ndërsa lojtarët nuk kanë emra.

Pra, një fanellë prefektë për skuadrën që e keni së bashku me shokët në futboll të vogël.

Fanellat janë shitur që në ditën e parë. /Telegrafi