Telegrafi

Klubi më i urryer i Tares

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pranuar se Roma është klubi që urrehet më së shumti nga Biancocelestët.

Giallorossët fituan me rezultat 4-1 në Derby della Capitale duke lënë shije të hidhur te skuadra e ish-sulmuesit shqiptar.

Në intervistën e dhënë para sfidës, Tare deklaroi për Mediaset Premium se kjo ishte “ndeshja më e rëndësishme ndaj skuadrës që e urrejmë më së shumti”.

Ai deklaroi se triumfi eventual në derbi do ta bënte këtë sezon më pak negativ, porse kjo nuk ndodhi.

Prandaj, sezoni i keq i Lazios po vazhdon dhe pritet angazhimi i një trajneri të ri. /Telegrafi/