Telegrafi

Klubi i themeluar nga ideatori i Kupës së Botës po lufton për kthim në elitë

Jules Rimet është i njohur si njeriu që krijoi Kupën e Botës në futboll në vitin 1930 dhe i dha emrin e tij trofeut që iu nda fituesve të Kupës së Botës për 40 vitet e ardhshme.

Por ai po ashtu themeloi një klub futbolli në Paris, Red Star, që ka dominuar futbollin francez në vitet ’20 të shekullit të kaluar dhe tash ka gjasa që të kthehet në elitën e futbollit pas katër dekadave, shkruan BBC.

Jules Rimet ishte vetëm 24-vjeçar kur e themeloi klubin Red Star në Paris në vitin 1897. I biri i një shitësi, Rimet vetë ishte një skermëtar dhe atlet, por futbolli ishte diçka që e tërhiqte dhe nëpërmjet përfshirjes së tij në këtë skuadër, Rimet erdhi te besimi se futbolli mund të bashkojë botën, përcjell Koha Ditore.

Në vitet pas Luftës së Parë Botërore, kur Rimet ishte president i Federatës së Futbollit të Francës dhe i FIFA-s, Red Stari ishte një sukses i madh. Klubi fitoi katër herë Kupën e Francës në vitet ‘20 dhe në 60-vjetorin e vdekjes së Rimetit, skuadra është duke luftuar për të kompletuar një rikthim sensacional në elitë.

Klubi nuk ka fituar trofe të madh që nga viti 1942 dhe gati sa nuk u shua në vitin 2003.