Site icon Telegrafi

Klubi i Superligës kineze ofertë për Blerim Xhemailin

Blerim Xhemaili . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Blerim Xhemajli është gati të provojë një eksperiencë edhe në kampionatin kinez, ku kërkohet nga skuadra e Shenzhenit.

Shqiptari që bëri karrierë edhe në MLS te klubi kanadez Montreal Impact, mund të kalojë në kinë

Është pikërisht ish-trajneri i tij, Roberto Donadoni, që e ka lojtarin me vete, pasi që italiani aktualisht drejton skuadrën kineze.

Blerim Xhemaili në aksion (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Momentalisht Xhemaili është pjesë e Bolognas, por nuk është se luan shpesh nën drejtimin e Sinisa Mihajlovic.

Në moshën 34-vjeçare, ai mund joshet nga ideja për të provuar një tjetër kampionat, ku mund të fitojë edhe më tepër para.

Xhemaili ka punuar së bashku me Donadonin në të shkuarën pikërisht te Bologna.

Mesfushori ka bërë karrierë edhe në klube si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray dhe Genoa. /Telegrafi/

Exit mobile version